Delegacioni pjësëmarrës në Seminarin e organizuar nga Policia Federale Gjermane dhe ekipi i Projektit “SCOPE”, kryesohej nga Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Neritan Nallbati dhe nga Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Saimir Muçaj.

Në fokus të diskutimeve dhe ndërveprimeve gjatë seminarit, ishin metodat e reja operacionale, aplikimi i të cilave do t’i bëje agjencitë ligjzbatuese të jenë avantguard në luftën kundër krimit të organizuar dhe atij ndërkombëtar.
Gjithashtu, gjatë seminarit u diskutua mbi vigjilencën që duhet të tregojnë agjencitë ligjzbatuese, për t’iu paraprirë dhe për të menaxhuar në kohë ndryshimet sociale, si dhe evidentimi dhe vlerësimi i kapaciteteve hetimore dhe operacionale në funksion të së ardhmes.

Nëpërmjet pjesëmarrjes në këtë Seminar tejet informues dhe frymëzues, u shkëmbyen praktikat dhe metodat më të mira, u prezantuan teori të ndryshme mbi përmbushjen e detyrave funksionale të punonjësve të Policisë, u forcuan më shumë urat e bashkëpunimit me partnerët gjermanë, si dhe u krijuan kontakte të reja, në funksion të bashkëpunimeve të mëtejshme.