Botërori 2026 këtë të premte do të marrë formën përfundimtare teksa do të hidhet shorti i fazës së grupeve për skuadrat që do të marrin pjesë në kompeticionin madhor të vitit të ardhshëm.

SI FUNKSIONON?

Botërori i ardhshëm do të jetë me 48 skuadra, nga të cilat 42 kanë prerë tashmë biletën, ndërsa 6 të tjera mes të cilave edhe Kombëtarja shqiptare dhe Kosova do të luajnë në fazën e playoffit. Gjithsesi këto 6 skuadra që nuk janë të përcaktuara do të përfshihen në short.

Detajet e shortit

Do të jenë 12 grupe, secila prej tyre me 4 skuadra. FIFA ka zyrtarizuar vazot e shortit me nga 12 skuadra secila. Ekipet që do të luajnë në playoff janë të vendosura në vazon e katërt.

KALENDARI

Kalendari i ndeshjeve me stadiumet dhe oraret e tyre do të publikohen 1 ditë pas shortit dmth në 6 dhjetor.

PROCEDURA

Shorti, që do të jetë i ngjashëm me atë që hidhet edhe në tenis, do të nisë me skuadrat e vazos së parë. Vendet pritëse, e dinë në cilin grup do të jenë, Meksika në Grupin A, Kanadaja në Grupin B dhe SHBA në Grupin D. Pjesa tjetër e skuadrave që janë koka serie do të ndahen në grupe. Dy skuadrat e para të renditjes Spanja dhe Argjentina do të kenë rrugëtime paralele. I njëjti princip do të zbatohet edhe për vendin e tretë dhe të katërt, Francën dhe Anglinë e kështu me radhë. Kjo metodë ka për qëllim një ndarje më të ekuilibruar dhe të sigurohet që skuadrat më të forta të mos përballen mes tyre përpara një finaleje të mundshme nëse ato fitojnë grupet e tyre respektive. Për skuadrat e vazove 2, 3 dhe 4, pozicionet e tyre në grupe do të vendoset nga një skemë të përcaktuar si në bazë të vazos nga ku dalin si në bazë të grupit ku do të vendosen

SKUADRAT QË NUK JANË KUALIFIKUAR ENDE

Në se Kombëtarja shqiptare dhe Kosova do të kualifikohen do jenë në vazon e katërt bashme me Jordaninë, Kepin e Gjelbër, Curaçaon, Ganën, Haitin dhe Zelandën e Re. Kështu në vazon e katërt janë edhe fituesja e playoffit A(Italia/Irlanda e Veriut/Uellsi/Bosnja), fituesja e playoffit B(Ukraina/Suedia/Polonia/SHQIPËRIA). Fituesja e playoffit C(Turqia/Rumania/Sllovakia/KOSOVA), fituesja e playoffit D( (Danimarka/Maqedonia e Veriut/Çekia/Irlanda), fituesja e playoffit ndërkombëtar 1(Kaledonia e Re/Xhamajka/Republika Demokratike e Kongos) dhe fituesja e playoffit ndërkombëtar 2 (Bolivia/Surinami/Iraku)