Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, deklaroi se problemet e identifikuara nga KQZ-ja, vërejtjet e ODIHR-it dhe analizat e IDEA-s tregojnë nevojën për një ligj të ri që duhet të adresojë ndryshe çështjen e financimit të partive politike.
“Zbatimi i rekomandimeve të mësipërme do të krijonte një sistem ku, partitë raportojnë me standarde të qarta, auditimi është i pavarur, teknologjia siguron monitorim në kohë reale, sanksionet janë efektive, dhe ku besimi publik në proces rritet mbi bazën e transparencës dhe llogaridhënies”, është shprehur Celibashi.
Ndërkohë, ai shtoi se kontrolli dhe auditi financiar do duhet të bëhet vetëm për partitë që kanë aktivitet real politik, jo për ato qe prej kohësh nuk kanë aktivitet politik dhe as pjesëmarrje në zgjedhje.
“Kemi nëvoje per përmirësimin e legjislacionit të financimit të partive për të ditur se kush financon kë. Raportet vjetore të 3 viteve të fundit, tregojnë një nivel të ultë raportimi” shtoi më tej Celibashi.
Sipas kryekomisionerit, raportet vjetore të KQZ-së tregojnë nivel të ulët të raportimit financiar të partive.
“Kontrolli vjetor duhet bërë vetëm te partitë që kanë një aktivitet fiananciar real dhe të përfitojnë fonde nga buxheti i shtetit. Kështu do eliminohej auditimi informal”, theksoi ai.




















