Berisha perballe apo krah “Matildizimit”!

“Djemte e Mulit” dhe “Djemte e Grides” nuk po luftojne njeri tjetrin per karrige, ata vertete besojne se po e bejne per PD: Po e shpetojne mendon njera pale dhe po e ringrene pala tjeter.
Mbeshtetesit e “Doktor Nokes” nga njera ane dhe adhuruesit e “Doktor Alimehmetit” nga ana tjeter jane perballe per te miren e PD, dhe me besoni qe vertet e mendojne. Ashtu si vertete e besojne qe jane doktor qe te dy. Alimehmeti dhe Noka jane doktor aq sa eshte Ngjela avokat.
Pastaj kemi dhe Salianjin qe ka filluar ti duket vetja si Arbnori. Por Pjetri hyri ne burg se krijoj parti politike ne komunizem e doli si i tille, ndersa Ervini u fut ne burg se denoncoi nje trafikant droge dhe doli nga burgu, dyshoj, me respekt per kete lloj rrace, se vetem te tille kishte ne burgun e Fierit. Arbnori kishte edhe disidente te tjere ne Burrel.
Uroj qe Ervini te kete hyre si i burgosur politik, e te mos kete dale si i burgosur ordiner!

Kur Sali Berisha rrugetoi me PD, ne krah kishte vertet “Doktore”, “Studiues”, “Historiane”, “Ekonomiste”, “Juriste”, “Disidente” etj.
Sot te tille i gjen me zor ne Shqiperi e jo me ne PD. Kane ikur..
Ndersa nga ana tjeter, Rama si nje pacient i psikiatrise mban per shefe kabineti nje psikiatre. Dhe perdor si mjet per te sunduar ate qe di te beje me mire, ta “matildizoje” shoqerine qe te vrase shpresen e qe “shtresa e mesme”, dhe kryesishte truri i vendit, ata qe mbajne nje komb, te emigrojne.

Ne kete ambjent, Sali Berisha po lundron te beje politike serioze me intelektuale te improvizuar e disidente te sforcuar.

Urdheroi mbreti nje te diturin e oborrit te mesonte qenin te fliste, ose ne te kundert do ta vriste mesuesin e qenit. Pas nje kohe “mesuesi” kishte mesuar te lehte por jo qeni te fliste.

Berisha pas kater viteve qe mundohet tu mesoje te mendojne politiksht “Doktoreve Muli e Alimehmeti”, “Disidentit Salianji” etj per tu perballur me nje te cmendur pa rregulla politike e norma morale, si pacienti i Psikiatrise Rama, vete Berisha poston nje video te Kastriot Myftarit per te na thene se ai i kishte parashikuar keto zhvillime.
Ne kete zymtesi referencash e vlerash nuk do habitesha ta shikoja Alfred Cakon ne kupolen e ristrukturimit te PD. Audience ka!

Sali Berisha si shkolle e politikes serioze dhe ndoshta i vetmi intelektual serioz ne krye te nje partie te madhe duhet te gjej formen ti bind per tu bashkuar me te intelektualet dhe profesionistet real dhe jo improvizuesh gradash e profesionesh. Shumica e lidershipit politik ne vend sot nuk ka zanat, nuk punojne dot ne vend tjeter se realisht nuk i merr njeri me pune, nuk kane zanat!
Ps: Nuk po permend emra te tjere se me duhen per ne studio ti servire si njerez qe dine te mendojne politikisht!/FAKTOR.AL