Juliana Nura, ka zbuluar një histori me një takim që ka pasur me futbollistin e famshëm Cristiano Ronaldo, në vitin 2016. Në një intervistë për “Andale”, ajo ka treguar se si kishte nisur gjithçka në një ditë në Ibiza, ku zhvillohej një festë.
“Ikëm në Ibiza, dhe po vinte një jaht ku ishin disa djem, njëri nga ata ishte Ronaldo dhe ishin afër tavolinës tonë”, u shpreh ajo.
Nura rrëfeu se Ronaldo i kishte kërkuar numrin përmes një shoku të tij, duke i ftuar në një festë që do të zhvillohej ditën tjetër.
“Ne ishim duke bërë shaka, duke kërcyer, kur vjen njëri e thotë: ‘Ronaldo po ta kërkon numrin’. I thashë jo nuk ta jap por e pyeta pse e donte. Me tha se të nesermen ishte nje festë afër dhe ishim të ftuar. Kemi bërë muhabet, por ishte shumë djalë i mirë, shumë i thjeshtë”, shtoi ajo.
Modelja përmendi edhe një rast tjetër ku kishte takuar Karim Benzeman në Dubai, por u shpreh se ndryshe nga Ronaldo, ai ishte ‘më i ftohtë’ dhe jo aq i qasshëm.
“Shihe, e kam takuar edhe Benzeman, por në Dubai ishte kështu mbreti i botës, po kush je, askush nuk të var”, tha Nura.
“Ishte shumë i respektueshëm dhe për këtë kam respekt për të. Tani më ka bërë bllok në Instagram… po bëj shaka se është martuar tani. Në vitin 2016 ka qenë ajo. Unë Instagramin ia dhashë”, përfundoi ajo.




















