Deputeti Flamur Noka, komentoi sot për gazetarët debatin që ai zhvilloi në mbledhjen e kryesisë së PD-së me ish-deputetin Ervin Salianji.

Sipas burimeve në mbledhjen me dyer të mbyllura Noka pati një përplasje me Salianjin. Flamur Noka iu drejtua Salianjit me akuza të forta, duke i thënë se veprimet e tij “po u shërbejnë atyre që i kanë përballë”.

Nga ana tjetër, Ervin Salianji reagoi ashpër, duke i kërkuar Nokës dorëheqjen. “Jep dorëheqjen Flamur, e ke shkatërruar partinë dhe gabimi me Avokatin e Popullit është përgjegjësi e jotja”, mësohet të ketë thënë Salianji gjatë debatit.

Lidhur me debatin Noka tha:

“Tani unë po flas këtu për axhendën e demokratëve dhe të opozitarëv , ju po flisni për axhenda jashtë partiake që janë në shërbim të qeverisë.

Por sot dorëheqja e vetme që kërkohet nga gjithkush është dorëhqeja e Ramës. Dorëheqja ime apo dikujt tjetër këtu qetëson vetëm një gjë, Ramën dhe shërbëtorët e tij”.