Paraditja e së premtes pritet të vendosë përballë Këshillit për Rregulloren dhe Imunitetin jo një, por disa prokurorë të SPAK, të cilët do të kërkojnë autorizimin për arrestimin e Belinda Ballukut.
Burime bëjnë me dije se, përveç prokurorit të çështjes Dritan Prençi, në këtë seancë pritet të jetë i pranishëm edhe kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, si dhe prokurorja Dorina Bejko.
Sipas të njëjtave burimeve, kjo do të shënojë edhe ditën e parë në detyrë për Klodian Braho, i cili do ta nisë mandatin me një përballje të fortë në këtë këshill, ku prokurorët e SPAK do të paraqesin argumentet e tyre mbi kërkesën për arrestimin e numrit dy të qeverisë.




















