Sulmuesi i Liverpool, Alexander Isak, ka pësuar një frakturë në këmbën e majtë dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, ka konfirmuar klubi. Liverpool ende nuk ka përcaktuar një afat kohor për rikuperimin e tij, por sulmuesi suedez pritet të mungojë për disa muaj.
Liverpooli tha se 26-vjeçari “iu nënshtrua me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale” për një “dëmtim të kyçit të këmbës që përfshinte një frakturë të fibulës”. Isak hyri nga stoli për të shënuar për skuadrën e Arne Slot kundër Tottenham të shtunën, por u lëndua nga një ndërhyrje e Micky van de Ven menjëherë pasi gjuajti për gol dhe nuk mundi të vazhdonte lojën. Ai ishte i dëmtuar dukshëm dhe u ndihmua nga stafi mjekësor për të dalë nga fusha.
Mungesa e Isak është një goditje e madhe për Liverpoolin për pjesën tjetër të sezonit, të cilët ndoshta do të duhet të forcojnë sulmin e tyre në janar.




















