Luciano Spalletti do të kthehet në Napoli, për herë të parë si kundërshtar pas rrugëtimit të mrekullueshëm që pati në 2023 me skuadrën napoletane duke fituar titullin kampion në Serie A, teksa në Maradona Stadium do të hyjë si trajner i Juventusit.
Kështu që padyshim që kjo përballje nuk do të jetë si të tjerat për trajnerin toskan së Zonjës së Vjetër. Juventus shkon në këtë ndeshje pas 3 fitoreve radhazi dhe për Spalletin kjo është diçka e rëndësishme.
‘Fanela e Juventusit ështe krijuar për këtë, për të fituar ndeshjet-tha Spalletti në konferencën për shtyp-është e qartë që ne nuk po përjetojmë një periudhë shumë të bukur, por ky duhet të jetë statusi ynë normal. Kështu që është e rëndësishme sepse vijmë me më shumë besim, por duhet të jemi shpirtra të fortë, të lirë, që nuk janë të detyruar të kërkojnë mbështetje nga diku për të treguar se kjo duhet të jetë e ardhmja jonë’




















