Nga Ylli Pata

Sulmi me një bateri raketash i SPAK ndaj qeverisë së Edi Ramës, nuk është një procedurë hetimi i pjekur në qetësi apo në një situatë ku kemi të bëjmë me një lepur të kapur me qerre.

Së paku me aq sa dihet, kemi një sërë flurudhash penale ndaj zyrtaëve të lartë të qeverisë, të cilët janë përqëndruar ndaj disa tenderave publikë të rëndësishëm dhe me shuma të mëdha.

Sulm, që priudhën e Blitzkriegut e përjetoi gjatë kërkesës së pezullimit për Belinda Ballukut, që mori atë përgjigje nga kushtetuesja për ta pezulluar pezullimin.

Tani jemi në një fazë, ku SPAK vetë, pa e çuar në gjykatë ka vendosur të bëjë nj betejë frontale në Parlament për provat që ka. Një betejë e cila nga të dyja palët është konsideruar siç duket e domosdoshme.

Ne do të shikojmë një përballje reale, ku mazhoranca dhe SPAK do të bëjnë një duel real, të cilin nuk e kemi parë që në rastin e Saimir Tahirit.

Kjo në fakt është logjika më normale e një sensi real insitucional ku secili mbron idetë dhe mendimet e veta, është pastaj opinion ai që vendos me logjikë të lirë pa ndërmjetës.

Natyrisht që mazhoranca duke pasur shumicën ka mundësinë e votës, por një votë pa argument i bën keq më shumë sesa heshtja që ka përdorur deri tani.

Në realitet do të shikojmë një përplasje live, një debat që do të marrë vëmendjen më të madhe që kanë pasur çdo emision e panel.

Por në fund të fundit, secili do të shikojë me detaje ata peshq që secili ka në trastë, pa pasur nevojë e ndërmjetësve me burime. E ky është realisht një zhvillim shumë i rëndësishëm. i cili ka ardhur si pasojë e një séance të Gjykatës Kushtetuese për rastin Veliaj. Ku seanca publike pati efekt më të fuqishëm se çdo panel.

Nga ana tjetër, kjo seancë do të vendosë edhe standarde të sjelljes së ardhshme të SPAK krahas zyrtarëve e politikanëve të lartë. Ku përballja do të fitojë më shumë se propaganda, ku argumentet e provat do të ndihmojnë më shumë palët për tu sjellë. Opinionin për të kuptuar, pore dhe Shqipërisë për të ecur para në BE.

TemA