Një ngjarje e rëndë është zbuluar këtë të martë në fshatin Piskupat të Pogradecit. Një 12 vjeçare pas një vizite në spitalin e Korçës, ka rezultuar shtatzënë, rreth 22 javëshe.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e mitura është abuzuar seksualisht me forcë nga një i moshuar me njohje familjare me familjen e të miturës. Rasti është evidentuar pasi vajza kishte ndryshime fizike, çka detyroi prindërit ta çonin në spital për ekzaminim.
Pas vizitës u konfirmua se e mitura ishte shtatzënë. Mësohet se i moshuari, i dyshuar rreth 70 vjeç e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën për të mos treguar ngjarjen ndërsa policia ka bërë arrestimin e këtij të fundit. Aktualisht po kryhen veprimet hetimore dhe po merren në pyetje familjarët, ndërsa vajza ka pranuar ngjarjen në prani të psikologut.
I moshuari ka kryer mardhënie me të miturën në banesën e tij.




















