Shqipëria ka tërhequr vëmendje t veçantë edhe për turizmin dimëror. Nëse doni emocione të vërteta provoni Bjeshkët e Nemuna të Shqipërisë, shkruan platforma prestigjiozja ”National Geographic”.Veçohen Bjeshkët e Nëmuna të njohura edhe si Alpet Shqiptare, të cilat shtrihen përgjatë kufirit midis Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi të cilat konsiderohen të mahnitshme dhe të paarritshme. Ujqërit, arinjtë dhe rrëqebullit enden lirisht, herë pas here duke ndërhyrë edhe në vendbanimet bujqësore që shpërndahen në fund të luginës. Turistët janë të rrallë, dhe në thellësi të dimrit, me shumë nga kalimet malore janë të bllokuara nga bora. Megjithatë, terreni është ideal për llojin e skijimit në natyrë.

Në Luginën e Valbonës, në parkun kombëtar me të njëjtin emër, në anën shqiptare të vargmalit, majat e të cilit krahasohen me Dolomitet e Italisë. Më pas në një sipërfaqe prej 1,500 kilometrash katrorë shtrihen kodra të larta alpine, gryka të pjerrëta dhe pemë të vendosura mirë.. Nuk ka infrastrukturë në këtë pjesë të Maleve të Nemuna. Nuk ka teleferikë apo pista, dhe as shumë rrugë hyrëse dhe kjo e bën të gjithë zonën ideale për heli-ski.

Sipas Natinal Geograpich e veçantë është edhe Maja më e lartë në parkun kombëtar, Mali Jezercë, rreth 2,694 metra mbi nivelin e detit.
Vendi ishte pothuajse plotësisht i izoluar nga bota e jashtme nga viti 1945 deri në vitin 1991, nën diktaturën staliniste të Enver Hoxhës.

Megjithatë, vlerësohet rimëkëmbja. Në rrugët e Bajram Currit, qytetit më të madh të Tropojës, vërehen shumë makina të reja, shumë prej të cilave me targa të Mbretërisë së Bashkuar të cilat tregojnë se shumë qytetarë jane kthyer nga diaspora.Në shkrim vlerësohet ndjeshëm edhe Atmosfera e ngrohtë dhe mikpritëse në hotele e bujtinat e zonës.

Ndërkohë, stafi shërben ushqime të shijshme vendase – duke përfshirë ajvar shtëpiak, një salcë me spec të kuq të pjekur që është e kudondodhur në Ballkan, dhe flija, një pjatë tradicionale veriore shqiptare .Hotelete e shumtë në Luginën e VAlbonës shkruan prestigjiozhja Natinal Geographic janë një tjetër tregues se si turizmi po ndihmon në transformimin e zonës.