Spanja dhe Argjentina do të përballen të premten e 27 marsit, në ndeshjen që luhet për trofeun e “Finalissima”.
Përballja që premton emocione do të nisë në orën 21:00, ndërsa merr jetë në stadiumin “Lusail” të Dohas.
Katari pret këtë ndeshje me mjaft interes, pasi do të vendosen përballë Lamine Jamal dhe Leo Mesi.
Si finale ka konceptin për të vendosur përballë fituesen e Europianit me atë të “Copa America”.
Një duel mjaft interesant është kështu përpara. Për më tepër që përballë janë dy pretendentë edhe për fitimin e Botërorit 2026.




















