Agron Gjekmarkaj i ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i nënkryetarit të Partisë Demokratike kryetarit të saj, Sali Berisha. Sipas burimeve, Gjekmarkaj ka pranuar se firma e vendosur për Endri Shabanin ka qenë një gabim dhe, në këtë kuadër, i ka komunikuar Berishës vendimin për të dhënë dorëheqjen.

“Vendimi për ta pranuar ose jo mbetet në kompetencën tuaj”, ka deklaruar Gjekmarkaj, duke e cilësuar këtë hap si një akt kërkimfaljeje.

Ndërkohë Bislim Ahmetaj ka kërkuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të vendosur për dorëheqjen e Gjekmarkajt dhe shkarkimin e Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës.