Në takimin e thirrur nga Sali Berisha këtë mbrëmje, pjesëmarrja e demokratëve ka rezultuar dukshëm më e ulët se pritshmëritë. Dy nga degët kryesore të PD-së nuk arritën të mbushin sallën, pavarësisht mobilizimit të paralajmëruar.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë radhë të shprazëta dhe grupe të vogla mbështetësish të shpërndarë në ambiente. Situata ka hapur diskutime të reja mbi ndikimin aktual të Berishës brenda strukturave të partisë.