Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, ai që njihet si numri dy i kësaj partie, Flamur Noka, ka reaguar lidhur me kërkesën e Salianjit për të dhënë dorëheqjen dhe pastaj që ai t’i zërë vendin.
“E nisi me bujë si “shpëtimtar“ i PD-së, por pa u bërë tre javë e katandisi te kërkesa për një karrige.” – shkruan Noka.
Kujtojmë se një ditë më parë në mbledhjen e kryesisë së PD-së plasën akuzat dhe përplasjet dhe, me sa duket, Noka është ndjerë i rrezikur, sepse e ka kuptuar si lëvizje për karrigen e tij, jo për atë të Doktorit.




















