Kandidati për deputet nga rradhët e PD Aulon Kalaja komentoi situatën brenda selisë blu, me foltoret e Berishës dhe një lëvizje në tentativë nga Salianji.

Kalaja tha për ‘Real Story’ se në mbledhjen e djeshme në Durrës e organizuar nga Salianji pati interes nga qytetarë të ndryshëm, nga njerëz të pakënaqur nga situate brenda demokratët dhe njerëz me dëshirën për të shprehur mendimin e tyre.

“Kam ndjekur retorikën e Berishës në foltore. U bë luftë e madhe në 8 janar në PD, ku krisjet e asaj date janë ende. Janë deklarata politike, dje në Durrës në foltoren e mbledhur nga Salianji ,ku isha edhe unë prezent, kam parë njerëz dhe kishte interes në raport me çfarë po ndodhte.

Njerëz të pakënaqur nga PD dhe njerëz që kishin dëshirë të flisnin. E gjithë kjo lëvizje është e mirë për PD që ta shkund dhe ajo të dalë si një forcë fituese.”