Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Aman të Jordanisë.
Sot në Ditën e Rinisë (8 Dhjetor) kryeministri u prit me ceremoni nga Mbreti i Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Rama ka publikuar fotot nga mikëpritja e Mbretit të Jordanisë.
“Aman, Jordani – I nderuar nga mikpritja e veçantë e Mbretit të Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein, një monark i respektuar botërisht dhe një mik i çmuar posaçërisht”, shkruan Rama krahas fotove.




















