Në episodin e ri të podcastit N’xhiro me Syçin, mes të tjerash Ilir Demalia bëri një koment të drejtpërdrejtë, i cili foli për mënyrën se si disa biznesmenë kanë marrë terrene sportive për t’i kthyer në pallate, duke kontribuar në zhdukjen e hapësirave të sportit në Tiranë.
Ai thekson se mes këtyre rasteve negative ka edhe përjashtime, duke përmendur konkretisht presidentin e Partizanit, Gaz Demi.
Sipas Demalias, Demi ka marrë ish-prona të ushtrisë dhe i ka shndërruar në një kompleks modern sportiv, që sipas tij nuk e kanë as shumë klube europiane.
Ai nënvizon se investime të tilla duhet të merren si model, në vend që terrenet të shndërrohen në kulla apo ndërtime të tjera.




















