Është arrestuar në Serbi një 23-vjeçare shqiptare e cila akuzohet si bashkëautore e një vjedhje me dhunë në Tropojë, të kryer në vitin 2021. Strukturat policore homologe po bashkëpunojnë për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 23-vjeçares, në Shqipëri.
23-vjeçarja Rinesa Raci është dënuar nga Gjykata e Kukësit në vitin 2024 me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.
E reja, në bashkëpunim me shtetasin me incialet V.M., në 2021 i vodhën me dhunë, një shtetaseje, celularin dhe një shumë eurosh.
Njoftimi i policisë:
Policia e Shtetit/Finalizohet një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”.
Arrestohet në Serbi, bashkautorja e një vjedhjeje me dhunë, kryer në vitin 2021, në Tropojë.
Si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet policore serbe, koordinuar nga specialistët e Drejtorisë së Interpolit, u arrestua në Serbi, në kuadër të operacionit “The Ëanted”, shtetasja e kërkuar ndërkombëtarisht, R. R, 23 vjeçe.
Në vitin 2024, Gjykata e Kukësit e ka dënuar këtë shtetase, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.
Në vitin 2021, në fshatin Dojan, Tropojë, shtetasja R. R., dhe shtetasi V. M., i vodhën me dhunë, një shtetaseje, celularin dhe një shumë eurosh.
Strukturat policore homologe po bashkëpunojnë për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 23-vjeçares, në Shqipëri.




















