Pas rrëzimit nga pushteti dhe largimit nga Siria në dhjetor të vitit të kaluar, Bashar al-Assad po jeton një mërgim të qetë dhe luksoz në Rusi, larg politikës dhe vëmendjes publike, raporton The Guardian.
Assad dhe familja e tij besohet se janë vendosur në distriktin ekskluziv Rublyovka në Moskë, duke u mbështetur financiarisht në pasuri të mbrojtura nga sanksionet perëndimore.
Sipas raportimit, autoritetet ruse i kanë kufizuar atij çdo angazhim politik apo dalje mediatike.
Ish-udhëheqësi sirian thuhet se po mëson rusisht dhe po rifreskon njohuritë në oftalmologji, profesioni i tij i mëparshëm, më shumë për interes personal sesa për nevojë praktike.
Ndërkohë, bashkëshortja e tij Asma al-Assad, e cila po trajtohej për kancer në Moskë, raportohet se është shëruar.
Fëmijët e çiftit po përshtaten me jetën mes elitës së Moskës, duke udhëtuar shpesh drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, megjithëse një zhvendosje e përhershme atje nuk konsiderohet e mundshme.




















