I alarmuar nga lëvizja e demokratit Ervin Salianji në bazë, Sali Berisha nuk kaloi pa e komentuar as nga takimi që po zhvillon në Mirditë.

Teksa Salianji dhe Alimehmeti morën mbështetje të fortë në Durrës, Berisha tha se ata “po marrin njerëz të pakënaqur”.

“Çfarë ke zotëri, pse del anash”-ishte përgjigja e Berishës për Salianjin.
Pse del anash ti. Çdo mbledhje pasur dhe do ketë të drejtë të thotë ç’të dojë. Shkon dhe merr njerëz të pakënaqur.

Më çon mesazh një demokrat. Shaupin e ka çuar me detyrim Xhaferri, njeriu i Haramit, Haram Begës. Çfarë ke zotëri, je anëtar i partisë, je i lirë. Ke të drejtë të shprehesh”- u shpreh Berisha.