Një gjeneral rus u vra mëngjesin e sotëm pasi pas shpërthimit të makinës së tij.

Ngjarja u regjistrua në jug të Moskës, teksa sipas hetuesve një sasi lëndë shpërthyese i ishte vendosur poshtë makinës.

Fanil Sarvarov, kreu i Drejtorisë së Trajnimit Operacional të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse, vdiq nga plagët e marra, tha Svetlana Petrenko, zëdhënëse zyrtare e Komitetit Hetues të Rusisë.

Njëra nga pistat e hetimit është se ngjarja u orkestrua nga shërbimet e inteligjencës ukrainase.