Xhemal Gjunshki është emëruar në detyrën e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare pranë kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Në njoftimit e PD-së bëhet me dije se vendimi është firmosur ditën e sotme dhe bazohet në nenin 46 të Statutit të Partisë Demokratike.

Ish-deputeti Gjunkshi ishte një ndër eksponentët e Partisë Demokratike që mori pjesë në takimin e thirrur nga ish-deputeti Ervin Salianji, që u kuptua si një lëvizje Anti-Berisha.