Juventus po punon me intensitet në prag të udhëtimit në Piza, që do të zhvillohet të shtunën më 27 dhjetor në orën 20:45, një ndeshje e rëndësishme për bardhezinjtë në vazhdim të sezonit. Trajneri Luçiano Spaleti po bën llogaritë për situatën e dëmtimeve dhe përgatit ekipin për sfidën.
Dje, futbollistët u stërvitën në seancën e zakonshme, ndërsa për disa lojtarë u zhvillua punë individuale. Konseisa, MekKeni dhe Kabal stërvitën me stafin mjekësor dhe teknik, duke u fokusuar te rikuperimi dhe parandalimi i ndonjë dëmtimi të ri. Ndërkohë, Zhegrova po i kalon simptomat e gripit dhe pritet të jetë gati për ndeshjen me Pizën.
Dje ekipi kishte një ditë pushimi, ndërsa sot do të zhvillohet seanca përfundimtare stërvitore para sfidës. Nuk është parashikuar të ketë konferencë për shtyp nga trajneri Spaleti. Vendimet për përbërjen e ekipit do të jenë të qarta pas kësaj seance, veçanërisht për lojtarët që kanë punuar individualisht. Ende nuk është e qartë nëse Konseisao dhe MekKeni do të jenë në dispozicion për udhëtimin drejt Pizës.
Trajneri pritet t’i thërrasë vetëm nëse janë plotësisht të shëndetshëm, për të shmangur rrezikun e një mungese më të gjatë që mund të ndikojë në pjesën tjetër të sezonit. Gjendja për Kabal është më delikate. Ai po përballet me një lodhje muskulore dhe stafi i Juventusit dëshiron ta rikuperojë plotësisht para se ta rikthejë në fushë. Në këtë mënyrë, lojtari do të jetë i gatshëm për të dhënë maksimumin në momentin e rikthimit.
Ndërkohë, opmeiners është rikuperuar plotësisht pas pezullimit dhe do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Pisës. Ky rikthim i jep Spallettit një alternativë më shumë në mesfushë dhe ndihmon skuadrën të ruajë ritmin e lojës dhe kontrollin e ndeshjes. Fitoret e fundit ndaj Bologna dhe Romës kanë rikthyer besimin dhe ambiciet e Juventusit.
Ekipi tani ka përpara pesë ndeshje shumë të rëndësishme: Piza, Leçe, Sasuolo, Kremonese dhe Kaljari, ku objektivi kryesor është të realizohet një seri fitoreje për të konfirmuar gjendjen e mirë të ekipit. Në të njëjtën kohë, bardhezinjtë duhet të fokusohen edhe te Liga e Kampionëve, me sfidat e planifikuara në janar ndaj Benfika-s dhe Monalo-s. Marrja e pikëve në këto ndeshje është thelbësore për të siguruar kalimin e grupit dhe për të përgatitur ekipin në mënyrë të qetë për pjesën e dytë të sezonit.



















