Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat ngjalli debate dhe diksutime mes deputetëve. Pjesë e këtyre debateve ka qenë dhe Agron Shehaj i cili kërkoi fjalën e tij dhe kryetarja Milva Ekonomi iu kthye duke thënë se prioritet kanë anëtarët e përhershëm më pas ata zëvendësuesit.

Pjesë nga debati:

Shehaj: Jam anëtar i këtij Komisioni.

Ekonomi: Jeni anëtar zëvendësues.

Shehaj: E çdo të thotë kjo gjë?

Ekonomi: E ka fjalën Braçe që është anëtar i përhershëm, më pas ju që jeni anëtar zëvendësues.

Pas fjalës së tij, Shehaj u përplas sërish me kryetaren Ekonomi, ku ndërhyri edhe deputeti socialist, Erion Braçe.

Ekonomi: Edhe vetë po e përjashton veten nga ky Komision, po na drejtohesh me ju. Prandaj them që nuk jeni anëtar si gjithë të tjerët, jeni zëvendësues. Nuk keni marrë pjesë në seancat paraprake. Fjalën e keni pasi të sqarohemi ne që po punojmë për këtë gjë.

Shehaj: Më ndërpretë fjalën. Ju mendoni se jemi në shkollë ose kopsht dhe thoni: ‘Kush është ka ardhur më shumë do flasë më shumë’. Mos e bëni këtë komision më qesharak seç është.

Braçe: Nuk vjen dot këtu dhe të na ofendosh ne. E ke bërë një herë, dy herë…

Shehaj: Qetësohu ti. Po flas me kryetaren.

Braçe: Boll po të them! Qepe po të them!

Shehaj: Qetësohu.

Braçe: Ka mundësi t’ia fikni atë mikrofon?