Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, komentoi tensionet dhe kaosin e shkaktuar sot në Kuvend, gjatë seancës që zgjati vetëm një orë.

Korreshi tha se tashmë nuk mund të ketë një seancë normale pasi shtoi se është bërë gjenocid me fondet publike.

“Nuk mund të ishte shtet, seancë normale. Ju e dini se çfarë ka ndodhur. Nesër pritet shqyrtimi i mandatit të Ballukut, sot GJKKO flet për masën. Kështu që çfarë mund të kemi ne? 700 mln euro të vjedhura te AKSHI, ku shkon deri te dera e shtëpisë së Ramës. Drejtorit të policisë i marrin celularin, këtu ka arritur! Ska më shtet!