Edi Paloka i ka çuar një mesazh Ervin Salianji, i cili ka nisur foltoret në vend, ku takon strukturat e PD. Ai tha në një emision trleviziv se kur të duartroket armiku, duhet të shohësh rrotull.
“Në këtë rast, prita të dëgjoja propozime. Brenda partisë kam 2 zgjidhje, kur nuk dëgjohesh ose do bësh një hap pas ose do të luftosh që të dëgjohesh,. Unë më shumë kam bërë të parën nuk kam dalë shumë në sulm.
Nuk duhet të ketë çarje brenda PD, por do të pres edhe një javë pasi gjatë kësaj jave pres ndryshime.
Në Durrës pashë djem të rinj që duan të ndryshoje diçka brenda PD. Nga koha e zgjedhur për të bërë këtë lëvizje, nuk mendoj se është e duhura. Madje të rinjve që vërtetë mund të kenë pasion doja t’u thoja, mjafton një parim: “Kur të brohoret armiku, shih një herë rrotull”. Kur të duartroket dhe brohoret armiku, shiko një herë rrotull! Mesa di unë Salianji nuk ka shprehur dëshirë të hapur për të marrë drejtimin e PD”, tha ai.




















