Gara për Avokatin e Popullit, vijon të jetë në ‘korridoret’ e Kuvendit, me PS dhe PD që nuk kanë arritur dot të gjejnë dakordësinë për një emër konsensual. Në Komisionin e Ligjeve, janë lexuar emrat e kandidatëve që plotësojnë kushtet për vijimin e garës, ndërkohë që Adriana Kalaja rezulton që të jetë më e mbëshetura nga deputetët, duke marrë 44 firma.
Kandidatët që kanë kaluar pragun ligjor me shume se 28 firma
Adriana Kalaja – 44 firma
Aranita Brahaj – 35 firma
Besim Ndregjoni – 34 firma
Endrit Shabani – 35 firma
Skënder Haluci – 30 firma
Tartar Bazaj – 28 firma
Këta gjashtë emra konsiderohen tashmë si kandidatë që plotësojnë kriteret ligjore dhe vijojnë garën për postin e Avokatit të Popullit.
Kandidatët që nuk kanë plotësuar kriteret
Dardan Mustafaj – 38 firma, por të depozituara jashtë afatit
Jola Hysaj – 27 firma, nën kufirin minimal
Shkëlqim Sulo – 19 firma, nën kufi
Saimir Vishaj – 26 firma, nën kufi
Këta kandidatë nuk do të vijojnë më tej procesin, për shkak të mungesës së firmave të mjaftueshme ose mosrespektimit të afatit të paraqitjes.
Ndërkohë që Partia Socialiste ka deklaruar edhe sot se do të mbështesë një prej emrave të propozuar nga opozita për Avokatin e Popullit, edhe pse deri tani nuk është dalë në një kandidatyrë të vetme.
Pak ditë më parë, Partia Demokratike ka vendosur që të tërheqë firmaT për kandidaturën e Avokatit të Popullit. Vendimi i PD për tërheqjen e firmave erdhi pas mbështetjes që PS i dha kandidaturës së Endri Shabanit, që përflitet dhe si një nga emrat potenciale për të qenë në krye të institucionit.




















