Një shtetas nga Lezha është shoqëruar nga policia e Elbasanit, pasi dyshohet se ditët e fundit ka përdorur automjetin tip Audi, i cili mendohet të jetë i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla.
Ai është regjistruar nga kamerat e sigurisë në Rrugën e Kombit, në momentin kur po kryente pagesën në pikën e kalimit me trau.
Aktualisht, forcat e policisë po kryejnë kontrolle në banesën e tij, ndërsa personi i shoqëruar identifikohet me inicialet N.Gj.




















