Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Tuzlës në Bosnje për rrëzimin e përdorimit të të dhënave të SKY ECC.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Manjani shkruan se gjykata në Bosnje ka përdorur argumentet që ai dhe avokati Gurali Brahimllari kanë paraqitur prej më shumë se dy vite e gjysmë në gjykatat shqiptare.
“Por hiç! Gjykatat tona janë si bufi. Ja, na dëgjojnë komshinjtë”, shkruan Manjani ndër të tjera.
Reagimi i plotë:
Hej dreq o punë!
Flasim ne këtu e na dëgjojnë komshinjtë.
Rrezimin e të dhënave të SKY ECC, gjykata e Bosnjes e ka bërë fiks, po fiks me ato argumente të Gurali Brahimllari dhe unë kemi 2 vite e gjysëm që i paraqesim në gjykatat tona.
Ore thuaju ti se janë përgjime masive, jo të individualizuara; janë të papërdorshme se nuk dihet se çfarë janë e nga vijnë këto të dhëna; janë të dhëna që vetëm shërbimet sekrete i sigurojnë dhe i përdorin për qëllimet e tyre; janë jo autentike dhe nuk mund të nxjerrësh konklione të drejta mbi to; etj etj etj.
Por hiç!
Gjykatat tona janë si bufi.
Ja, na dëgjojnë komshinjtë.
Gjykata e Tuzlës në Bosnje, e ka rrëzuar përdorimin e tyre,përgjatë gjykimin të një grupi kriminal.
E kuptoni apo jo?!
Edhe gjykata e Bosnjës ka më shumë kurajo për ligjshmëri dhe proçes të rregullt ligjor.
Gjykata jonë thjesht mbron SPAK-un, për ato aresye që i kemi thënë…




















