Thiago Silva mund të rikthehet te Milani më shumë se 13 vite pas largimit nga ‘San Siro’. Veterani i mbrojtjes i ka mbushur 41 vjeç dhe shkëputi kontratën me Fluminensen në Brazil, duke dashur një rikthim në futbollin evropian me shpresën se Ancelotti do ta grumbullojë.

“SportMediaset” në Itali bën me dije se trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka dhënë pëlqimin e tij për këtë rikthim dhe Igli Tare po studion mundësinë për të rikthyer në ekip një mbrojtës kalibi që e njeh ambientin.

Veç Milanit, edhe PSG po e studion këtë mundësi ndaj palët duhet të nxitojnë për kontratën. Allegri e njeh mirë mbrojtësin pasi e ka drejtuar te Milani për 79 ndeshje, madje fituan së bashku titullin kampion të Serie A në sezonin 2010-11.

Epo, ‘disa dashuri marrin kthesa të mëdha dhe bëhen sërish bashkë’.