Në fushatë, Albin Kurti e harron qe marrëdhëniet me SHBA-të janë cilësuar si më të uletat në 35 vitet e fundit, ndërsa dialogu strategjik me Uashingtonin u pezullua për shkak të një partneri politik, konsideruar si i paqëndrueshëm dhe i pabesueshëm.

Për konsumin e brendshëm, Kurti deklaron në daljet e tij televizive në emisione politike, se marrëdhëniet e vendit me Shtetet e Bashkuara janë shumë të mira por sipas tij mospajtimet kryesore kanë pasur të bëjnë gjithmonë lidhur me Serbinë dhe strukturat e saj, dhe asnjëherë për çështje bilaterale.

Edhe pse kryeministri në detyre, në kërkim të votave, harron faktin se ky është një argument i shumëpërdorur, ndërsa dialogu strategjik i Uashingtonit me Beogradin vazhdon, atje ku familja e presidentit Trump madje ka planifikuar investime.

Por po ashtu, kandidati për kryeministër harroj se ambasada amerikane në Prishtinë me njoftim zyrtar, i quajti levizjet e VV për të bllokuar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit si minuese të demorkacisë dhe pengim për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e vendit.

Kurti, nuk ka memorie as për faktin që mbi kosovën rëndojnë ende sanksionet e vendosura nga Bashkimi Europian, duke bllokuar një sërë projektesh dhe parash që mund të thitheshin përmes planit të rritjes.

“Kur Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga ne që t’i pranojmë refugjatët nga Afganistani menjëherë kemi thënë ‘po’, e kemi hequr taksën 10 për qind, po ashtu po i pranojmë edhe ata të cilët Shtetet e Bashkuara nuk i duan në territorin e tyre, nëse nuk gaboj një ose dy prej tyre tani janë këtu, kemi rënë dakord t’i pranojmë 50 gjithësej”, deklaroj Kurti.

Duke folur më tej për mospajtimet me SHBA-në, Kurti pranoj që një mesazh jopublik mund ta ketë marrë edhe personalisht nga aleatetet, duke deklaruar se ka pasur raste kur Shtetet e Bashkuara e kanë konsideruar qëndrimin e tij karshi Serbisë si shumë rigoroz.

Drejtuesit shtetërorë të Kosovës e kanë përsëritur ndër vite që Amerika është partnerja më e rëndësishme e Kosovës dhe se mbështetja e saj është jetike, edhe pse diçka ka ngecur me kryeminsitrin Albin Kurti.