Dhjetor 1990 – Dhjetor 2025. Në krye të PD-së është ende ai, Saliu. Stoik, nuk dorëzohet, i vendosur të rezistojë nga njëra humbje në tjetrën, deri në frymën e fundit

Por pikërisht në vigjilje të 35 vjetorit të krijimit të PD-së, Saliut, tashmë 82 vjeçar, i del një sfidant, Salianji.

Salianji me dy gishta, si atëherë kur ai nuk kishte lindur ende, ndërsa në sallë dëgjohen sërish thirrjet: “Liri – Demokraci, Liri-Demokraci”!

Ec e jepi zgjidhje kësaj pune tani!

Por, sido të shkojë puna, fajin e ka Saliu. Dhe për këtë e ka vërtet ai. Hakmarrje më të mirë pë këtë rezistencë në karrigen e kryetarit nuk ka./Marrë nga profili në Facebook i autorit