Bota e futbollit është në zi. Bruno Baveni, një ish-mesfushor i cili pati edhe një karrierë të gjatë si trajner, ka vdekur në moshën 85-vjeçare.
Baveni luajti për Xhenoan, Milanin, Savonën, Trenton dhe Sestri Levanten. Ai fitoi një titull me kuqezinjtë në vitin 1968.
“Kampion i Italisë me kuqezinjtë në sezonin 1967/68, Bruno Baveni na ka lënë. Mendimet tona shkojnë me familjen dhe të dashurit e tij. Mirupafshim Bruno.”, shkruhet në postimin e Milanit në faqen zyrtare.




















