Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka ndarë këtë mëngjes në rrjetet sociale pamje nga takimi me efektivët shqiptarë të dislokuar në Sarajevë, duke shprehur mirënjohjen dhe krenarinë për punën e tyre.
“Krenarë për ju! Mirëmëngjes me këto momente me djemtë dhe vajzat tona në Sarajevë, që e veshin uniformën me nder dhe e lartësojnë flamurin shqiptar!”, shkruan Vengu në postimin e tij, të shoqëruar me fotografi nga baza ku shërbejnë trupat shqiptare.
Me këtë mesazh, ministri thekson kontributin e Forcave të Armatosura në misionet ndërkombëtare dhe rolin e tyre si përfaqësues të Shqipërisë në operacionet e sigurisë dhe paqes.




















