Gazetari Flogert Muça ka folur mbrëmjen e kësaj të marte për kërkesën e SPAK ndaj Kuvendit për heqjen e imunitetit të zv/Kryeministres Belinda Balluku. Muça komentoi për Euronews Albania, në një intervistë me moderatoren Erla Mwhilli, duke shpjeguar arsyet pse, sipas tij, Kryeministri Rama nuk do ta heqë imunitetin Ballukut.
“Ka të drejtë Bledi kur thotë që ishte e pritshme, por jo për argumentet që thotë ai. Unë nuk mendoj se Rama ka menduar të mos rrijë me Zahon; po them që ai e di çfarë do të përballet me SPAK-un dhe se do të humbë kapital politik, pasi këta janë të pëlqyer dhe nuk dëshiron një rënie politike. Unë them jo. Edi Rama e kishte e pritshme, vetëm fakti që SPAK-u, me një akuzë dhe jo me të rëndë, kërkoi të rrezonte numrin e dytë të qeverisë. Për këtë akuzë shkoi afër zyrës së Ramës. Thelbi është ky: ata e kishin marrë vendimin, pasi Kushtetuesja e pezulloi, dhe SPAK-u krijoi një lloj nervozizmi. Mund të ketë rënë pre e vetëkënaqësisë apo e fuqisë së jashtëzakonshme. Vetëm një gjë ka shumë gjasa: një moment delirimi do ta bëjë punën e SPAK-ut të barabartë me zero. Unë mendoj se nuk do ta votojë heqjen e imunitetit të Ballukut. Nuk do ta heqë, sepse, në fund, ai thotë që do të japim opinionin tonë. Ky është një mesazh për institucionet e drejtësisë: keni të bëni me një mazhorancë që ju mbështet, por që ka edhe mbështetjen e publikut,” – tha Muça.




















