Gazetari Flogert Muça u shpreh se është parë që Ervin Salianji është ndër më aktivët në Partinë Demokratike.

Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ai theksoi se referuar lëvizjeve të Salianjin, ky i fundit po e projekton veten si lideri i ri i PD.

“Doktori sot që flasim ka dy probleme, janë primaret që njerëzit e votuar i ka lënë jashtë. Dhe problemi i dytë është se ka humbur thellë zgjedhjet e 11 majit. Dhe përballë këtyre dy problemeve është se nuk ka njerëz.

Dhe ata që po i qëndrojnë përballë nuk po bëjnë gabimin e tyre që kanë qenë përpara tyre. Ata po i thonë doktorit, “ne shyqyr që jemi dhe po mbajmë afër këta që kanë vota dhe kanë dalë mirë. Salianji mendoj se po tenton të krijojë një profil që kur të jetë momenti për lidershipin e ri është aty”, tha ai.

Nga ana e tij analisti Skënder Minxhozi u shpreh PD ndodhet në një situatë të vështirë dhe se nuk ka kohë që Ervin Salianji apo deputetë të tjerë të presin që Berishën ta vërë mosha përfund.

“Me këtë nuk jam shumë dakord. Në 2023 Berisha ka humbur Shkodrën dhe Bajram Currin. Në 2025 ka humbur 83 me 50…Pra në datën 9 nëntor nuk qe në gjendje të gjente një kandidat, dhe përfunduan me njerëz spektakli.

Nuk ka më kohë që Salianji dhe të tjerët të presin që mosha ta vërë përfund. Nuk ka më kohë…Kjo konsumohet, pasi godina ndodhet në një kontekst ku ka vota njerëzish por që gjithmonë e më pak votojnë”, tha ai.