Ish-deputeti demokrat Keltis Kruja ka reagua së fundmi në rrjetet sociale, ku ka kritikuar ‘foltoren’ e PD.

Në postimi e tij në Facebook, ai kujton se ka qenë dhe vetë pjesë për të organizuar takime në vitin 2017, pas rezultatit të dobët në historinë e zgjedhjeve të PD-së.

“Atë botë u quajtëm tradhtare e të shitur, nga pothuajse të gjithë, se kundërshtonim Lulin, pastaj një palë zgjedhje më vonë, i shituri ishte Luli”, u shpreh ai.

Gjithashtu, ai shprehet se foltoret nuk kanë më kuptim, sepse “e mbyti energjinë që çliroi, ditën kur vendosi që qëllimet politike janë me te rëndësishme se emocionet dhe idetë politike që i krijojnë ato.”

“Tani sinqerisht me keto foltoret na hallakatet fare. Nuk kam asgje me askend qe do te beje takime me demokratet, apo aq me teper me demokratet qe duan te degjojne kedo qe ka teza per te diskutuar per situaten ku ndodhet PD.

Une vete kam qene pjese e kam organizuar takime ne vitin 2017, kur morem rezultatin me te ulet ne historine e zgjedhjeve,per te diskutuar me demokratet cfare po ndodhte me PD. Ate bote u quajtem tradhtare e te shitur, nga pothuajse te gjithe, se kundershtonim Lulin, pastaj nje pale zgjedhje me vone, i shituri ishte Luli.

Por nuk eshte ky thelbi. Ne duhet te mesohemi te jemi koherente. Dhe duhet te mesohemi qe nqs kemi te verteta per te thene, t’i themi. Pa bere llogari. Ajo qe eshte e vertete, eshte e vertete, dhe thuhet megjithe koston qe mbart me vete. Ky eshte nje nga problemet me te medha qe ka sot PD. Raporti me te vertetat e veta.

Dhe raporti i vertete qe duhet te kete me demokratet. Dhe kjo eshte arsyeja pse Foltoret nuk kane me kuptim. Sepse Foltorja, (ajo e vetmja dhe e verteta), e mbyti energjine qe cliroi, diten kur vendosi qe qellimet politike jane me te rendesishme se emocionet dhe idete politike qe i krijojne ato…,” shkruan Kruja në postim.