Moral është strehë e të dobëtve, një alibi për paaftësinë e tyre për të vepruar si të fortët.

Në politikë nuk ka vend për moral, sepse e moralshme konsiderohet vetëm ajo që prodhon rezultat.

Morali nuk të jep bukë; e pamoralshmja, po.

E moralshme është ajo që të çon drejt pushtetit, e pamoralshme ajo që të mban larg tij.

Politika është k.rvë, dhe si e tillë të gjithë e kërkojnë, të gjithë duan ta provojnë.

Morali është për te xhamia dhe kisha; politika kërkon arritje qëllimesh.

Në politikë, çdo qëllim i arritur shfajëson mjetin e përdorur për ta arritur.

Morali kërkohet te tjetri, asnjëherë te vetja.

Moralin e përcaktojnë rrethanat dhe konteksti.

E moralshme është vetëm ajo që duket, pjesa tjetër është kap ç’të kapësh.

Të fortët përcaktojnë çfarë është e moralshme, për të dobtit vlen çfarë ngelet.

Hajduti ynë është i moralshëm, i yti i pamoralshëm.

Te morali shkohet vetëm nëpërmjet rrugëve të pamoralshme.