Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka emëruar shefin e tij ushtarak, Roman Gofman, si drejtorin e ardhshëm të Mossad-it.
Emërimi vjen ndërsa mandati pesëvjeçar i kreut aktual të agjencisë së inteligjencës, David Barnea, përfundon në qershor 2026.
Sipas transmetuesit vendas Channel 12, zgjedhja e Gofman – një figurë nga jashtë Mossad-it – nënkupton se Netanyahu anashkaloi dy kandidatët e propozuar nga vetë Barnea.
Emërimi i Gofman-it i është paraqitur Komitetit Këshillimor për Emërimet e Larta për shqyrtim, një proces i zakonshëm për pozicionet e nivelit të lartë të sigurisë kombëtare.
Në dallim nga debati i ashpër që shoqëroi zgjedhjen e David Zini-t si drejtues i Shin Bet-it disa muaj më parë, emërimi i Gofman pritet të kalojë pa kundërshtime të mëdha.
Gofman, i lindur në Bjellorusi dhe i zhvendosur në Izrael në vitin 1990 në moshën 14-vjeçare, ka ndërtuar një karrierë të gjatë në Forcat e Mbrojtjes së Izraelit.
Ai është ngjitur nëpër radhët e Korpusit të Blinduar, ku ka komanduar edhe një divizion përpara se të kalonte në role jo-luftuese.
Në mesin e luftës aktuale, Netanyahu e kishte zgjedhur si sekretar ushtarak, një detyrë që, sipas zyrës së kryeministrit, ai e ka përmbushur me “aftësi të jashtëzakonshme profesionale”.




















