Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Kryesisë së Partisë Demokratike, që po zhvillohet prej më shumë se një ore, Flamur Noka dhe Sali Berisha janë përplasur verbalisht me Ervin Salianjin.

“Me këtë që bën, je duke bashkëpunuar me ata që kemi përballë”,- është mësuar ti ketë thënë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, ish-deputetit Salianji, duke iu referuar turit të Foltores së këtij të fundit, me strukturat e partisë.