Gazetari Berat Buzhala, në një debat me Sali Berishën në televizionin e familjes së tij, tha se ky i fundit me sa duket nuk i frymëzon dot më njerëzit, përderisa nuk organizon dot protesta të mëdha, si fjala vjen në Bullgari apo Serbi.
Berat Buzhala: Sot në Bullgari është protestë e madhe kundër korrupsionit? A mendoni se nuk po frymëzon më?
Sali Berisha: Nuk mund të krahasohet kurrë një diktaturë autoritare që shyp pluralizmin me një vend të lirë që respekton atë. Bullgaria është një vend që në një vit mund të ketë bërë 3 palë zgjedhje. Janë ndërruar qeveritë. Shqipëria është një vend që arreston liderët e 3 partive kryesore të opozitës, osei ndjek penalisht.
Nuk them se ata kanë imunitet por kur e bën në vit elektoral e bën vetëm për të marrë mandatin. Shqipëria është vend që bën gjahun çdo opozitari që identifikon se po bën një veprim kundër saj. Shqipëria është vend që ka drejtësi politike. Arrestohen liderët e opozitës si persona nën hetim pa i thirrur kurrë për ti pyetur.
Këtu njerëzit nuk janë të lirë. Përballen me pasoja. Këtu është një parti shtet, që dyqanin ta mbyll, ta falimenton. Këtu është represion, regjim represiv. Bullgaria është vend i lirë, Rumania është vend i lirë.
Berat Buzhala: Serbia?
Sali Berisha: Serbia është më e lirë se Shqipëria. Fuqia e drogës në Shqipëri është e jashtëzakonshme.




















