Nga Ylli Manjani

Shihni me vemendje!

Vështirë të gjesh ndonjë bisnes apo bisnesmen që nuk i del llafi që SPAK po e heton.

Disa prej tyre janë marrë nën hetim apo të pandehur, së bashku me kompanitë e tyre, si shoqërues të zyrtarëve publikë, gjithashtu nën hetim apo akuzë.

Kontrollet e banesave, apo të zyrave të bizneseve, edhe pa çështje kundër tyre, janë bërë rutinë. Mirë kjo, por abuzimi me të drejtën për kontroll vetëm për të krijuar terror, është një sulm i hapur i prokurorisë speciale kundër punës që bisnesi bën.

Fjala vjen, çfarë urgjence kishte SPAK, që në ditët e lindjes së Krishtit duhet të bastiste mjediset private të bisneseve, për hetimet e tenderave të kryera 4 apo 5 vite më parë?!

Le pastaj terrori mediatik e publik me përhapje lajmesh se “iu kontrollua banesa x bisnesmeni”…!!!

Dhe terrori vijon kur emra të tjerë bisnesmenësh e kompanish anonçohen me referencë “burimesh të brendshme” se do hetohen e kontrollohen, në logon “askush nuk është paprekshëm!!!

Kjo o njerëz nuk quhet më luftë kundër korrupsionit, por kundër ekonomisë në këtë vend.

Biznesi është motori i ekonomisë së vendit.

Por nëse biznesin e kriminalizojmë pse blen e shet; pse ndërton, prodhon dhe shet produktet; pse kryen shërbim publik sipas kontratave që ka me shtetin, etj kemi goditur ekonomimë.

Cili bisnes do mbijetonte një sulmi penal e më pas kolektiv publik në këto kushte?!

Se çfarë pune ka drejtësia penale tek bisnesi dhe kontratat që ai ka, një SPAK e di!