Pavarësisht se PD-ja vijon t’i humbasë dhe të ankohet për zgjedhjet, sërish eksperti i ‘vetëm’ i saj në dy dekadat e fundit është Oerd Bylykbashi. Dikur me Berishën, pastaj me Bashën dhe sot sërish me Berishën, me sa duket, ‘punët e pista’ të kryetarëve kur vjen puna për te sistemi zgjedhor, gjithmonë kanë zgjedhur t’i bëjnë nëpërmjet tij.

Në një reagim lidhur me 8 dhjetorin, Bylykbashki ka shfaur një anë tjetër të tij, duke zbuluar heroizmin më të madh të jetës së tij.

Në pamundësi për të qenë pjesë e Lëvizjes së Dhjetorit, ai shprehet se e ka shlyer këtë peng, kur ka kundërshtuar Lulzim Bashën në dhjetorin e vitit 2021.

“Pengun e 8 dhjetorit 1990 mu duk sikur e shleva më 9 shtator 2021 kur kundërshtova Bashën bashkë me pesë kolegë; Albana Vokshin, Luçiano Boçin, Flamur Nokën, Bujar Leskajn dhe Tritan Shehun. Thyem heshtjen.” – shkruan Bylykbashki, mes të tjerash në reagimin e tij.

E parë nga sot, goxha heroizëm paska bërë me Lulzim Bashën, duke qenë se i shërbeu 8 vite pa e kundërshtuar asnjëherë. Imagjino se çfarë do shkroi për Berishën, pas 8 vitesh nga ky reagim.

Postimi i plotë:

Une nuk munda të isha me studentët më 8 dhjetor 1990 në atë shesh ku shkruhej historia. Isha vetëm 16 vjeç, në Durrës.

Une nuk mund të isha tek studentët por isha këtu te kjo foto.

Kjo foto është e shkurtit 1991, kur nxënësit e gjimnazeve te Durrësit u mblodhën tek oborri i “Naim Frashërit”, gjimnazit tonë. U solidarizuam me studentët që ishin në grevë urie. Statujat e diktatorit nuk kishin rënë ende. Ky ishte 8 dhjetori ynë.

Ne këtë foto nxënësit po dëgjonin Sokol Olldashin. Krejt papritur, kishte lindur një yll lidershipi mes nesh. Une jam aty në atë foto mes tyre. Është nga kujtimet më të forta të jetës sime.

Nuk dinim ku do të dilte e gjithe ajo lëvizje. “E duam Shqiperinë si gjithë Europa” – thonin studentët. Ne perserisnim sloganin e tyre të bindur që ata kishin të drejtë.

Pengun e 8 dhjetorit 1990 mu duk sikur e shleva më 9 shtator 2021 kur kundërshtova Bashën bashkë me pesë kolegë; Albana Vokshin, Luçiano Boçin, Flamur Nokën, Bujar Leskajn dhe Tritan Shehun. Thyem heshtjen.

Më 8 dhjetor 2021 ndjenim të njejtën energji si më 8 dhjetor 1990. Bashkë me Ivi Kason dhe Arben Ristanin po i jepnim dorën e fundit Statutit të 11 dhjetorit 2021.

Kolegjialiteti si themeli i demokracisë brenda PD. Kjo ishte motoja e atij Statuti.

Më 11 dhjetor 2021, kur prezantoja statutin para 10 mijë vetëve në stadiumin e Demokracisë, gulshet e lotëve me zor më linin të flisja. Me dukej sikur isha në sheshin e studentëve më 8 dhjetor 1990.

Sot vazhdoj të ndjek atë ideal.

Gëzuar 8 dhjetorin!