Gjatë kontrolleve në banesat e anëtarëve të fisit Rraja, që ranë në pranga në kuadër të operacionit të SPAK, policia ka gjetur dhe sekuestruar vlera të konsiderueshme parash që kapin shifrën e 430 mijë eurove.

415 mijë ishin në euro, ndërsa pjesë tjetër në lekë dhe dollarë.

Po ashtu, u sekuestruan edhe automjete dhe ora Rolex.

Në pranga ranë Rexhep Rraja, djali i ish deputetit të PS Rrrahman Rraja dhe dy kushërinjtë e tij, Gazmir Rraja dhe Përparim Rraja.