Ylli i muzikës pop, Rita Ora ka pasur një vit të shkëlqyer financiar, pasi llogaritë e reja të kompanive të saj Ora Live dhe Ora Multi Services tregojnë se ajo ka fituar rreth 5.5 milionë euro brenda një viti.
Kjo i korrespondon rreth 13 mijë funte në ditë, duke e çuar pasurinë e saj të përgjithshme në afërsisht 35.5 milionë euro. Fitimet e saj vijnë nga kombinimi i muzikës, turneve, projekteve televizive dhe një portofoli të gjerë reklamash.
Rita ka shërbyer si trajnere dhe gjyqtare në programe të njohura si The Voice UK, The X Factor dhe The Masked Singer në Britani dhe SHBA, ndërsa ka marrë pjesë edhe në projekte filmike si Kung Fu Panda: Dragon Knight dhe Fifty Shades.
Këngëtarja ka nënshkruar edhe një sërë marrëveshjesh të suksesshme marketingu, duke bashkëpunuar me marka të modës si Adidas, Primark dhe Escada, me marka bukurie si Rimmel, si dhe kompani pijesh si Próspero Tequila dhe Coca-Cola Zero Sugar.
Rita foli së fundmi për fuqizimin e grave në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Detin e Kuq, ku theksoi se nuk dëshiron të kufizohet vetëm në muzikë.
Ajo shtoi se dëshiron të përqafojë dhe të transmetojë energjinë e fuqizimit tek gjeneratat e ardhshme, duke theksuar rëndësinë e diskutimit të hapur për çështjet që prekin gratë në çdo fushë të jetës. Së fundmi, Ora ka rrëfyer një anë krejt tjetër të sajën, duke deklaruar se beson se mund të jetë “shtrigë” dhe se kjo, sipas saj, është diçka që e trashëgon nga familja. 34-vjeçarja tha se ndjen një lloj fuqie mistike që vjen nga gjyshja e saj.
“Gjyshja ime ka qenë 100% shtrigë. Për mamin nuk jam e sigurt nëse e ka atë gjen, por unë besoj se e kam patjetër”, është shprehur Rita Ora./TAR




















