PD ka kërkuar heqjen nga rendi i ditës votimin për përzgjedhjen e kandidatit për postin e Avokatit të Popullit. Kjo kërkesë arysetohet me paraqitjen e shkresës për tërheqjen e firmave që opozita ka dhënë për 6 kandidatët. Tërheqja e firmave është bërë një ditë pasi u shpallën kandidaturat. Ata kërkojnë heqjen nga lista të emrit të Endrit Shabanit, i cili ka plotësuar nurmin e firmave të nevojshme të marra nga opozita, ndërsa shprehen se të vetmit kandidatë të opozitës janë Adriana Kalaja dhe Besim Ndregjoni.

Berisha në foltore tha se PD respektoi vendimin e kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, i cili tha se një deptuet ka të drejtën për të firmosur vetëm për një kandidat. Tërheqja e firmave kundërshtohet nga PS me argumentin se është ka kaluar afati.

Sali Berisha: E keqja banale e kombit jeni ju. E keqja e kohës jeni. Ju ky parlament ka një Komision Ligjesh, këtë komision e kryeson një ish-ministër i juaj. Në garën e AP, një ditë ky mbledh komisionin dhe vendos në mënyrë të diskutueshme, që për kandidatët për AP do ketë deputeti të drejtë vetëm për 1 firmë. Ky është një vendim i një komisioni që ligji dhe kushtetuta e ngarkon për shqyrtimin dhe organizimin e procedurës së emërimit. Ai është kryetar komisioni. Tjetër punë se e keqa banale e shtron në hic. Ne zbatuam vendimin e Komisionit të Ligjeve. Në përputhje me këtë vendim ne bëmë shkresën për tërheqjen e të gjitha firmave. Për disa, deputeti mund të japë vetëm një firmë, për të tjerë mund të vendosë shumë. Por vendimi i Komisionit ishte i qartë. Dhe tani ju, meqenëse duhet patjetër Shabani ose opozita që duam, kishte marrë firma dhe tani përmbysni vendimin e Komisionit të Ligjeve, vendimin tuaj. Në respekt të Komisionit të Ligjeve tërhoqëm votat. E vazhdoni se e dini që lepuri i Surrelit nuk merr dot asnjë firmë.