Ka filluar edicioni i pestë i Big Brother VIP Albania 5, ku emocionet dhe surprizat do të jenë të shumta.

Nën moderimin e Ledion Liços, janë bashkuar edhe dy opinionistët, Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi, të cilët nuk e fshehën mirënjohjen dhe emocionet rreth këtij posti.

Në fjalën e tij, Arbër Hajdari tha: “Kam përshtypjen se ky është një tregues që unë i marr gjërat seriozisht. Të jem këtu për të pestin vit është një besim që jepet rrallazi. Kjo tregon se Top Channel është një grup i madh mediatik që di t’i vlerësojë njerëzit.

Përgjegjësia të bën që të kesh emocione gjatë këtij sezoni, ku surprizat janë të shumta. Uroj që edhe këtë vit të jem i dobishëm për publikun shqiptar”, tha ndër të tjera Arbër Hajdari.