Pirro Vengu publikon mesazh para seancës në Kuvend: “Hedhim një hap drejt një Shqipërie më të fortë e më të sigurt”
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka nisur mëngjesin e sotëm me një mesazh motivues, pak para se në Kuvend të nisë seanca ku pritet të prezantohet buxheti i Mbrojtjes për vitin 2026.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Vengu shprehet se dita e sotme shënon një hap të rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.
“Mirëmëngjes në këtë ditë të bukur për të hedhur një hap të vendosur drejt një Shqipërie më të fortë e më të sigurt! 💪🇦🇱 #BuxhetiMbrojtjes2026”, shkruan ministri krah videos.
Buxheti i ri pritet të sjellë rritje të investimeve në modernizimin e Forcave të Armatosura, përmirësimin e infrastrukturës ushtarake dhe rritjen e kapaciteteve operacionale, në linjë me angazhimet e Shqipërisë në NATO.
Seanca plenare për prezantimin e buxhetit të Mbrojtjes 2026 do të zhvillohet gjatë paradites në Kuvendin e Shqipërisë.




















